Koreja e Jugut propozon bisedime me Korenë e Veriut NULL NULL 17.07.2017 08:23 17.07.2017 08:23 Koreja e Jugut ka propozuar të mbajë bisedime ushtarake me Korenë e Veriut, javë pas tensioneve të rritura që përcollën testin me predha të rangut të lartë të Pyongyang. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishin bisedimet e para të nivelit të parë që prej 2015, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Një zyrtar i lartë tha që bisedimet duhet të synojnë t’i ndalin “të gjitha aktivitetet armiqësore që rrisin tension ushtarak” në kufinjtë e fortifikuar mes Koreve. Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, që një kohë të gjatë ka sinjalizuar që dëshiron një angazhim më të afërt me Veriun. Në anën tjetër, Koreja Verior ende nuk iu ka përgjigjur propozimit të Koresë Jugore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abazoviq thotë se nëse do të ishte kryeministër, Mali i Zi do të votonte pro anëtarësimit të Kosovës në KiE 4 minuta më parë
Kosova Vetëvendosja shtrin rrënjët e punësimit në shkollat e Gjilanit, drejtoresha e Arsimit i ik Kiks Kosovës (VIDEO) 14 minuta më parë