Korea e Veriut e quan ‘të marrë’ Mike Pence, paralajmëron përplasje bërthamore NULL NULL 24.05.2018 08:13 24.05.2018 08:13 Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut e ka akuzuar zëvendëspresidentin e SHBA-së, Mike Pence se është njeri i marrë. Me këtë rast ai ka paralajmëruar përplasje bërthamore nëse diplomacia ndodh të dështojë, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova. Choe Son-hui ka thënë se Penjani “nuk do ta lusë SHBA-në për dialog”, apo që ta bindin atë për bisedime. Në ditët e fundit, të dy palët kanë paralajmëruar se takimi i paraparë me 12 qershor mes Trump dhe Kim mund të shtyhet por edhe të anulohet. Penjani ka thënë se do ta rishqyrtojë shkuarjen nëse SHBA këmbëngul në tërheqjen e tyre njëanshëm prej armëve bërthamore./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 9 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 42 minuta më parë