18:17, 12 Korrik 2018

Rreth 15 shtetasë të huaj emigrantë të cilët kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme janë ndaluar nga patrulla të Policisë Kufitare të rajonit të Korçës vetëm në dy ditët e fundit.

Emigrantët kanë kaluar kufirin me synimin të arrijnë në rrugët nacionale për të vijuar udhëtimin e tyre në veri drejt vendeve të BE-së.

Pjesa më e madhe e tyre ndalohet nga patrulla të Policisë Kufitare që monitorojnë kufirin, shkruan Top Channel.

15 shtetasit e fundit të ndaluar nga policia janë nisur që të gjithë drejt Tiranës, në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, pasi të gjithë këta shtetasë nga Siria dhe Iraku kanë kërkuar azil në Shqipëri.