9:47, 14 Shtator 2018

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e së premtes në periferi të qytetit të Korçës.

Trupi u vërejt nga qytetarët të cilët njoftuan policinë, shkruan Top Channel.

Nga kqyrja paraprake, në trupin e personit të pajetë është konstatuar se nuk ka shenja dhune.

Dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrore derisa viktima mendohet se është rreth 70 vjeçar.