Tri partitë opozitare, LDK-ja, LVV-ja e PSD-ja, janë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Megjithatë, pas dështimit në Kuvend për miratimin e rezolutës kundër kësaj ideje opozitarët opsion tjetër e shohin organizmin e protestave, megjithëse thonë se koordinimi në mes tyre është në pikën zero.

8:12, 9 Nëntor 2018

Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, po vazhdojnë ta kundërshtojnë idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Por ato nuk po arrijnë të dalin me një strategji të përbashkët për kundërshtimin e kësaj ideje. Përkundrazi, partitë opozitare aktualisht ndodhen në pikën zero edhe sa i përket organizimit të protestave kundër kreut të shtetit.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë thënë për gazetën “Zëri” se ende nuk është ndërmarrë asnjë hap për organizmin e protestës së ardhshme.