Konsumoni peshk për t’u mbrojtur nga depresioni NULL NULL 25.09.2016 09:50 25.09.2016 09:50 Sa më shumë peshk të hani, aq më mirë ndjeheni. Ky është rezultati i fundit i studimit të publikuar nga ‘’Time Magazine”, transmeton Klan Kosova. Studiuesit kanë kontrolluar 26 studime përgjatë viteve 2001-2014 për të parë efektin e peshkut në organizmin e njeriut. Pas vëzhgimit të 150.278 mijë njerëzve, ata kanë dalë në përfundimin se ngrënia e peshkut e redukton deri në 17 % rrezikun e prekjes nga depresioni. Eksperti Dr. Majid Fotuhi, tregon se kjo lidhet me Omega-3, acidet yndyrore që gjenden tek peshku. Aftësia e Omega-3 është të reduktojë pezmatimin dhe të shtojë rrjedhjen e e gjakut, gjë që ndikon në uljen e depresionit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 11 minuta më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 26 minuta më parë