21:00, 16 Prill 2018

Një studim i ri sugjeron se kosi mund të jetë një alternativë efektive për trajtimin e depresionit, pasi përmban bakterin “probiotik laktobacilus”.

Eksperimentet te minjtë kanë treguar se ky “bakter i mirë” ndihmon në lehtësimin e stresit, depresionit dhe tensionit në gjak.

Studiuesit nga Shkolla Mjekësore në Virxhinia, kanë zbuluar se ky bakter në zorrë ulë nivelet e një substance në gjak, e quajtur kynurenine, e cila nxitë depresionin. Ky zbulim i ri, sipas shkencëtarëve, mund të ndihmojë në trajtimin e shëndetit mendor në mënyra natyrale, pa pasur nevojë për ilaçe toksike.

“Shpresa më e madhe e këtij studimi është se nuk do të duhet të përballemi me ilaçet komplekse dhe efektet anësore të tyre, kur mund të përqendrohemi thjesht te bakteri në zorrë. Do të ishte magjike thjesht ndryshimi i dietës, i bakterit, për të rregulluar shëndetin dhe humorin”.

Ndërkohë, studiuesit thonë se nuk ka asnjë të keqe që në dietën e pacientëve me depresion të përfshihet kosi. Megjithatë, ata theksojnë se këta individë nuk duhet të ndërpresin ilaçet pa folur me mjekët e tyre.

Interesante