15:02, 13 Mars 2018

Konsumimi i sheqernave të caktuara mund të zvogëlojë në mënyrë drastike performancën tuaj njohëse, thuhet sipas studimit të ri, transmeton Klan Kosova.

Studimet e mëparshme kanë eksploruar ndikimin pozitiv që mund të ketë glukoza në trurin tuaj, dmth përmirësimin e kujtesës tuaj.

Megjithatë, konsumi i sheqernave të tjera, si fruktoza dhe saharoza, mund të ketë një efekt të kundërt.

Studiuesit nga Universiteti i Otago në Zelandën e Re vendosën të shqyrtojnë se si sheqernat e zakonshme ndikuan në aftësitë e 49 njerëzve për të kryer detyra njohëse.