11:30, 7 Dhjetor 2018

Konsumimi i tepërt i një ushqimi apo pijeje mund të ketë pasoja të pakëndshme dhe këtu nuk bën përjashtim as lëngu i portokallit.

Shumë njerëz fillojnë ditën e tyre me një lëng portokalli, por nëse pini shumë lëng portokalli ju mund të përballeni edhe me efekte anësore, njofton Klan Kosova.

Lëngu i portokallit ka një përbërje të larrtë glikemike që mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe obezitetit.

Lëng i portokallit nuk është shumë e kënaqshme, sepse nuk ka ndonjë fibër.

Rënia e sheqerit në gjak që nënkupton konsumin e sasive të mëdha të lëngut të portokallit mund t’ju bëjë të keni nevojë për më shumë karbohidrate dhe kjo ndikon që të hani më shumë ushqime, të cilat mund të rezultojnë në shtim në peshë.

Po ashtu konsumi i lëngut të portokallit mund të rrisë edhe nivelin e sheqerit në gjak.