Konsumimi i qumështit ju mbronë nga kanceri i zorrëve NULL NULL 24.02.2017 17:00 24.02.2017 17:00 Konsumimi i rregullt i qumështit mbron nga rreziku për të zhvilluar kancer të zorrës së trashë. Studiuesit amerikanë kanë analizuar të dhëna të pothuajse 500 mijë personave të mbledhura nga studimet e mëhershme. Rezultatet e analizave kanë treguar se personat të cilët konsumojnë 400 ml qumësht çdo ditë ulin rrezikun për 12% për t’u prekur nga ky lloj i kancerit krahasuar me ata që nuk konsumojnë qumështin. Kanceri i zorrës së trashë është lloji i tretë më i shpeshtë i kancerit në botë, ndërsa shkalla e prekjes nga ai dallon në vende të ndryshme, që mund të shpjegohet edhe nga ndryshimi i shprehive në të ushqyer. Ndikimin pozitiv të qumështit shkencëtarët e shpjegojnë me veprimin e kalciumit, i cili më herët ishte dëshmuar se ka efekt mbrojtës. Vlerësohet se konsumimi i kalciumit në sasinë prej 1000 mg në ditë, mund të ulë rastin e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë deri në 15% tek gratë ndërsa deri në 10% tek meshkujt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024