Konsumimi i mishit nuk duhet të mungojë gjatë shtatzënisë NULL NULL 20.09.2018 11:00 20.09.2018 11:00 Dieta vegjetariane tek gratë shtatzëna, në mënyrë indirekte mund të shkaktojë dëmtime të përhershme neurologjike te fetusi për shkak të mungesës të madhe të vitaminës B12. Ushqimi i ndryshëm dhe i balancuar gjatë shtatzënisë Vitamina B12, ose kobalamin, që kryesisht përfshihet në ushqime me origjinë shtazore, ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit nervor qendror dhe nevoja për të rritet gjatë shtatzënisë. Gratë që ndjekin një dietë ku nuk përfshihet mishi, duhet të marrin paraasysh rreziqet që sjell mungesa e kësaj vitamine. Nëse nëna nuk merr merr mjaftueshëm vitaminë B12 mund të shkaktojë dëme neurologjike te fëmija, që kur ai është ende në bark dhe këto dëme do të përkeqësohen në muajt e ardhshëm gjatë gjidhënies. Nevojiten shtesa të vitaminës B12 në shtatzani Giancarlo Marca, president i Shoqërisë Italiane për studimin e sëmundjeve të trashëguara metabolike dhe shfaqjen te i porsalinduri thotë se mediat dhe institucionet shëndetësore duhet të sinjalizojnë rrezikun e dietave vegjetariane gjatë shtatzënisë. Nënat që nuk e marrin këtë vitaminë përmes ushqimit, duhet patjetër të marrin suplemente shtesë pasi fëmija mund të dëmtohet shumë nga mungesa. Qëllimi i këtij raporti nuk është të cilësojë si të gabuar dietën vegjetariane, por një grua që pret një fëmijë, duhet të masë nivelet e vitaminës B12 për t’u siguruar se nuk ka ndonjë efekt negativ tek fetusi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024