Konsulli saudit largohet nga Turqia gjatë hetimeve për zhdukjen e Khashoggit NULL NULL 16.10.2018 21:32 16.10.2018 21:32 Konsulli i Përgjithshëm i Arabisë Saudite në Stamboll Mohammad al-Otaibi u largua nga Turqia për në Rijad, njofton Anadolu Agency duke cituar burime diplomatike. Largimi i tij vjen pasi zyrtarët turq dhe sauditë po përgatiten të kërkojnë vendbanimin e tij, thanë zyrtarët e ministrisë së jashtme turke, njofton Klan Kosova. Ndërkaq pas largimit të tij hetuesit turq kanë filluar të kërkojnë shtëpinë e Mohammad al-Otaibi derisa po përpiqen të zbulojnë kush po qëndron prapa zhdukjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raporton Al Jazeera. Gazetari saudit Jamal Khashoggi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor për të marrë një dokument që vërtetonte se është divorcuar me ish-gruan e tij. Që nga ajo ditë ai nuk është parë. Ndërsa, burime turke u kanë thënë medieve se besojnë se shkrimtari dhe kritiku saudit është vrarë brenda konsullatës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Knaus: Asociacioni i dëshirueshëm, por jo kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës 42 minuta më parë