Konsola e “Dark Side of the Moon” shitet për 1.8 milion dollarë NULL NULL 29.03.2017 10:25 29.03.2017 10:25 Konsola e inçizimit në studion muzikore Abbey Road, e përdorur për krijimin e albumit legjendar të Pink Floyd, Dark Side of the Moon u shit në një ankand për 1.8 milion dollarë. Bashkë me konsolën, vinin edhe letrat e origjinës, përfshirë një edhe nga menaxheri i studios, Ken Townsend, një manual me udhëzime, një histori e dokumentuar nga tryeza e Abbey Road, si dhe një kopje e albumit Dark Side of the Moon. Kjo konsolë kishte qëndruar në Studio 2 të Abbey Road nga viti 1971 e deri më 1983. Bashkë me Pink Floyd, edhe tre anëtarë nga Beatles – Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr – inçizuan projekte të tyre në këtë konsolë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Marteti: Gjithçka ishte spontane nga performanca në aeroport të Romës (VIDEO) 7 sekonda më parë
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 2 orë më parë