Konkurs pune

 

Konkurs për grimere/administratore

Klan Kosova njofton se shpall konkurs për të angazhuar dy grimere/administratore për nevojat e televizionit.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të aplikojnë, duke dërguar një CV në adresat elektronike [email protected] dhe [email protected], por edhe duke sjellë, gjithsesi, një kopje të saj në zyrat e televizionit, që ndodhen në ish-ndërtesën e fabrikës së amortizatorëve, në zonën industriale Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Koha e fundit deri kur pranohen aplikacionet me CV është ora 17, e datës 05 korrik 2016.

Testi dhe intervisimi i atyre që aplikojnë bëhet më 10 korrik 2016, në ndërtesën e Klan Kosovës, nga ora 10:00.