Konjufca: Populli ka nevojë për një palë zgjedhje të reja (VIDEO) NULL NULL 21.05.2018 21:19 21.05.2018 21:19 Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë në Zona B në Klan Kosova se populli i Kosovës ka nevojë edhe për një palë zgjedhje. Sipas tij, temat që e presin Kosovën në të ardhmen e duan një qeveri më kredibile. “Ne do të mundohemi që në tryezën e partive të premten ta rikthejmë temën e zgjedhjeve”, ka pohuar Konjufca, njofton Klan Kosova. “Shumë faktorë i japin shtysë nevojës së popullit të Kosovës për një palë zgjedhje tjera”. “Për arsye të konstelacionit parlamentar që është krijuar pas zgjedhjeve të fundit”. “Kosova ndodhet në një situatë mjaftë problematike politike edhe në arenën e jashtme dhe me disa procese që e presin Kosovën gjë që nevojitet një konsensus politik për këto që na presin, ky konsensus parashikojë se nuk do të mund të krijohet”. “Të mos përmenden edhe skandalet e qeverisjes”. “Sistemi klientelist i korrupsionit, gjendja në arsim shëndetësi… duhet t’ia japin një emërues të përgjegjësive, secili kemi përgjegjësi nga pak po përgjegjësi kryesor është ai që ka mundur t’i rregullojë dhe ka pas kompetencat në dorë”. “Qytetarët boll kanë pasur këtë qeverisje prej skandaleve me Bechtel Enka deri te kontrata me Contour Global ku kemi një qeveri ku drejtori i KEK-ut shet tokë”. Ai ka treguar edhe përse Vetëvendosje përse po e organizon tryezën e partive, përkundër se e kundërshton formatin e saj. “Po të mos e organizonim tryezën politike do të dukej shumë arrogante nga ana e Vetëvendosjes. Për këtë arsye është dashur ta mbajmë. Por, në fillim kam thënë se nuk kam shumë shpresë. Kam shprehur pesimizmin tim lidhur me këto tryeza dhe çka mund të mbërrijnë ato. Por, nuk besoj se përmes tryezave mund t’i japësh fund një qeverie”. “Në bisedë me Avdullah Hotin ma kishte shpjeguar se ideja është e vlefshme nëse partitë do t’i përmbaheshin temës për zgjedhje”. “Por, që në fillim ndodhi ajo që tashmë unë e prisja; barrikadimit në qëndrimet e tyre të mazhorancës dhe opozita që është kritike ndaj pushtetit”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë