Konjufca, PDK-së: E keni krijuar Listën Serbe, marre duhet me ju ardh NULL NULL 20.03.2018 23:36 20.03.2018 23:36 Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa. “Listën Serbe e keni krijuar ju (PDK), në negociatat e Brukselit në vitin 2013. Hashim Thaçi ai idolli juaj, të cilin po e përmend e ka krijuar Listën Serbe. Ai e ka krijuar, kjo është shumë e vërtet”, ka thënë Konjufca duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së. “Lista Serbe po pengon Ushtrinë e Kosovës, ju e keni në qeveri. Kush paska lidhje me Beogradin atëherë?” “E ke krijuar Listën e Serbe, e ke fut në Qeveri, e tash del e akuzon opozitën. Marrë duhet me ju ardh”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024