Konflikti i Ukrainës në sytë e studentes 24 vjeçare NULL NULL 19.09.2018 18:25 19.09.2018 18:25 Konflikti në Ukrainë, i cili ndodhi në vitin 2014, mund të jetë harruar nga shumëkush. Por ai është gjithmonë në mendjen e studentes 24 vjeçare, Yevheniia Gasai, familja e të cilës – nga Donetski – është zhvendosur diku tjetër. “Çdo ditë humbim qytetarë të vendit tonë, kështu që nuk mund ta harrojmë këtë. Kam humbur qytetin tim të lindjes, kam humbur kontaktin me shumë nga miqtë dhe të afërmit e mi”, tha ajo për Euronews. Yevheniia ka ardhur në Bruksel, në hapjen e një ekspozite – të përbërë nga objekte personale dhe kujtime lufte të 17 studentëve evropianë, ilustruar nga një artist italian. Ajo solli këtu një fotografi të dasmës së gjyshërve të saj, në vitin 1939, në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Yevheniia ka një vizion të qartë për të ardhmen e Ukrainës. “Unë shpresoj se politikanët do të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij konflikti dhe do të ndihmojnë Ukrainën që të bëhet anëtare ndoshta së shpejti e komunitetit evropian dhe se shumë ukrainas të rinj mund të udhëtojnë në Evropë”, deklaroi ajo. Ekspozita e Papritur e Gjurmëve – në Shtëpinë e Historisë Evropiane – është pjesë e Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore dhe vazhdon deri më 14 tetor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Raporti i OKB-së thotë se vdekjet nga dhuna e bandave në Haiti janë rritur në vitin 2024 43 sekonda më parë
Kosova 25 vjet nga masakra e Izbicës: Muhamet Alidemaj, i vetmi i dyshuar që po gjykohet (VIDEO) 6 minuta më parë