Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konfiskohen prodhime me afat të skaduar në një pastiqeri në Mitrovicë

NULL NULL
14.06.2018 11:27

Në vazhdën e aktiviteteve për të mbrojtur konsumatorët, inspektorët e Komunës kanë gjetur dhe konfiskuar në Pastiqerinë Jaffa, produkte me afat të skaduar, të cilat paraqesin rrezik për qytetarët që i konsumojnë prodhime të ndryshme në këtë pastiqeri.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, Hysni Ahmeti, ka njoftuar se inspektorët e tij kanë konfiskua në pastiqerinë e lartpërmendur 328 paketime prej 200 gramësh margarinë Teremyag- Ulker dhe Bizem, njofton Klan Kosova.

”Inspekcioni komunal është i vendosur dhe i përkushtuar që në Komunën e Mitrovicës të ketë rend e rregull, të ketë respektim të ligjit dhe rregulloreve komunale, që konsumatorët të jenë të sigurt në ushqimet që i konsumojnë, që qytetarët të kenë siguri në trafik etj., andaj edhe për këtë janë ndërmarrë një sërë aksionesh që po japin rezultate. Një nga këto aksione është edhe ky për kontrollimin e cilësisë dhe afatit të produkteve që i konsumojnë qytetarët”, tha ai.

Që puna e inspektorëve për të mirën dhe në mbrojtje të qytetarëve të jetë edhe më e suksesshme dhe efikase, drejtori Ahmeti kërkon bashkëpunim më të ngushtë të qytetarëve me inspektorët e Komunës, thuhet në komunikatën e dërguar, njofton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.