Konfiskohen dhe asgjësohen afro 1 ton qumësht dhe nënprodukte të tij të prishura NULL NULL 26.05.2018 23:11 26.05.2018 23:11 Me fuqizimin dhe mbështetjen e Inspektoratit Komunal me vendim të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, ky mekanizëm institucional po shënon suksese në garantimin e shëndetit publik për qytetarët ferizajas përmes kontrollit të vazhdueshëm të cilësisë së produkteve që ofrohen në treg në territorin e Ferizajt. Paraditen e së shtunës, Inspektorati Komunal ka marr njoftimin nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rrugor në Ferizaj për ndalimin e një mjeti transportues që po bartte ngarkesa të mëdha të qumështit dhe nënprodukteve të tij, me dyshimin se po bartnin këtë ngarkesë pa plotësuar kushtet e transportit, njofton Klan Kosova. Inspektorati Komunal ka dalur menjëherë në inspektim të ngarkesës në këtë mjet transportues nga ku u konstatua se afro 1 ton qumësht dhe nënprodukte të tij janë të prishura, prishje që është shkaktuar përshkak mosplotësimit të kushte të transportit. Përkitazi me këtë rast, Inspektorati Komunal ka bërë konfiskimin dhe asgjësimin e kësaj sasie dhe ka nisur procedurat e nevojshme pranë organeve të drejtësisë. Sasia e konfiskuar dhe asgjësuar ishte e destinuar për shpërndarje në pika të ndryshme shitëse në Ferizaj. Inspektorati Komunal falënderon Policinë e Kosovës, gjegjësisht Njësinë e Trafikut Rrugor për bashkëpunimin dhe vigjilencën ndaj këtyre rasteve, njëherazi inkurajon qytetarët ferizajas të denoncojnë rastet ku hasin në produkte të dyshimta në pikëpamje të cilësisë dhe kushteve të ruajtjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024