Konfirmon mjeku i QKUK-së: Noizy u operua, iu hoq një plumb NULL NULL 13.09.2016 22:25 13.09.2016 22:25 Mjeku që e ka operuar reperin Noizy ka treguar për KALLXO.com se atij i është hequr një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike. Mjeku kujdestar në Emergjencën e Prishtinës, Avni Xhafa, ka folur për KALLXO.com për lëndimet të cilat i ka reperi Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, pas incidentit në qendër të Prishtinës. Ortopedi Xhafa e ka operuar Noizyn pasi ai ishte qëlluar nga një plumb, i cili i është hequr pas një ndërhyrjeje kirurgjike. “Konfirmoj se Rigels Rajku ka ardhur me një plagë në regjionin gluteal të djathtë si dhe plumbin i cili prezanton në rentgen në të njëjtën anë. Plumbi është hequr ndërsa gjendja e pacientit është stabile dhe pa dëmtime të strukturës kockore dhe neurovaskulare”, ka thënë për KALLXO.com mjeku Avni Xhafa. Sipas tij, pacienti ka refuzuar hospitalizimin e mëtejmë. Noizy është parë në korridorin e Emergjencës pas operimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 45 minuta më parë