20:29, 6 Dhjetor 2018

Arianit Koci, avokati i të ftuarit të parë të Gjykatës Speciale, Rrustem Mustafës, ka bërë të ditur se klienti i tij do të marr pjesë vullnetarisht për intervistim në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Ky konfirmim i avokatit Arianit Koci vjen pasi Rrustem Mustafa i njohur në luftën e fundit në Kosovës si Komandant Remi, është ftuar nga Gjykata Speciale për tu intervistuar më 14 janar të 2019-ës, njofton Klan Koosva.

”Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar”, sqaron avokati i tij Arianit Koci.