14:46, 20 Gusht 2017

Mercedesi ka prezantuar konceptin e makinës elektrike luksoze.

6 metra e gjatë, “Vision Mercedes-Maybach 6 Cabriolet” e ka pjesën e pasme të frymëzuar nga jahtet dhe quhet bishti i barkës. Edhe pse ka pamje fantastike, do të jetë paksa e vështirë për tu parkuar një makinë e tillë.

Mercedesi njihet për prodhimin e makinave të fuqishme dhe të kushtueshme. Nëse kjo makinë del ndonjëherë në treg, me siguri që do i ketë këto karakteristika, shkruan TopChannel.

Me 750 kuaj fuqi, “Vision Mercedes-Maybach 6 Cabriolet” do të shkojë nga 0 në 100 km/h për më pak se 4 sekonda dhe do të ketë një shpejtësi maksimale 250 km/h.

Bateria e sheshtë do e mbajë “gjallë” në rrugë makinën e madhe dhe të shpejtë për 322 kilometra, sipas Mercedesit.

Interesante