13:24, 17 Prill 2018

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një mbledhje urgjente me ç’rast ka shfuqizuar vendimin e vitit të kaluar për ekskursionet e maturenatëve.

Përmes këtij vendimi tashmë të shfuqizuar ju ishin ndaluar maturantëve të Komunës së Malishevës ekskursionet jashtë Kosovës.

Maturantët e Malishevës kishin shprehur dëshirë që të shkonin në ekskursion në Shqipëri, si dhe kishin nënshkruar peticion ku kërkonin anulimin e vendimit të Kuvendit Komunal të Malishevës.