“Kompromisi politik – zgjidhja e vetme për Kosovën” NULL NULL 20.08.2017 17:39 20.08.2017 17:39 Liderët e partive politike në Kosovë duhet të kenë vullnet për të gjetur kompromis për të dalë nga kriza, në të cilën është futur vendi pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, thonë analistë të çështjeve politike, shkruan Radio Europa e Lirë. Kuvendi i Kosovës, edhe pse ka mbajtur më shumë se katër vazhdime të seancës konstituive, nuk ka arritur ende të zgjedhë kryeparlamentarin dhe nënkryetarët. Nga kjo situatë e brishtë politike, në të cilën është futur vendi sipas analistëve po pësojnë proceset zhvillimore dhe qytetarët e Kosovës. Këta të fundit në një anketë të bërë nga Radio Evropa e Lirë shprehen të shqetësuar për situatën aktuale politike në vend. Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nëse vetëm ka vullnet për të pasur kompromis ndërmjet partive politike të përfaqësuar në Kuvend, këto kompromise janë të shumta. “Janë dy veprime të nevojshme për të zhbllokuar situatën aktuale politike. E para është që koalicioni PAN të dalë me një kandidat tjetër që është i pranuar për shumicën parlamentare, jo me Kadri Veselin (kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës), i cili nuk po gjen mbështetje, ky do të ishte kompromisi i parë që do ta zhbllokonte situatën”. “Kompromisi i dytë është që partitë tjera si Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA ta votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar. Opsione tjera për momentin nuk ka në shqyrtim. Kjo do të ishte një zgjidhje e shpejtë ”, thekson Krasniqi. Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 39 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 45 minuta më parë