Kompania Samsung vjen me një risi NULL NULL 09.11.2018 17:00 09.11.2018 17:00 Kompania e mirënjohur elektronike, Samsung ka vendosur të vij me një risi teknologjike tejet interesante. Është bërë e ditur se kompania në fjalë ka filluar qe tre muaj përgatitjet për një televizion të ri, të cilin mund ta kontrollojnë njerëzit me anë të trurit. Këtë vendim Samsung e kishte marrë pasi shumë njerëz janë me aftësi të kufizuar. Tashmë janë duke u bërë përgatitje se si truri ynë reagon kur dëshirojmë të zgjedhim diçka apo të ndryshojmë p.sh kur zgjedhim një film apo kur ia ngrisim volumin televizionit etj. Kompania po planifikon që në gjysmën e vitit 2019 ta testojë produktin në spitale ku qëndrojnë njerëzit me aftësi të kufizuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.