13
20:27, 20 Mars 2017

Është hera e dytë që autobusët e një kompanie kosovare sulmohen në Serbi, gjatë qarkullimit në relacionin Austri-Kosovë.

Bile në rastin e parë që i ndodhi më 10 mars pati reaguar edhe ambasadorja kosovare në Washington, Vlora Çitaku.  Ajo kërkonte thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.

Por ajo u desh të kërkoj falje publikisht pasi dikush nga kompania kishte mohuar sulmin, njofton Klan Kosova.

Pronari i agjencionit të udhëtimit, Behxhet Bici ka një rrëfim tjetër për këtë ngjarje.

Madje ky në rastet kur ishte sulmuar kishte njoftuar edhe autoritetet serbe dhe për këtë posedon dokumentacion.

 Kronikë nga Merita Neziri.

Interesante