Komiteti Olimpik i Kosovës nuk bëhet pjesë e Lojërave Mesdhetare NULL NULL 28.08.2015 21:01 28.08.2015 21:01 Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka konfirmuar lajmin për Klan Kosovën, se shteti ynë nuk do të jetë pjesë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare. Ai ka thënë se asambleja e këtij komiteti ka marrë një vendim me vota kundër Kosovës. Këtë vendim Hasani e quan më shumë politik sesa sportiv dhe se ka shtuar se i është bërë një padrejtësi e madhe e sportit të Kosovës. Sipas tij ky gabim që ka ndodhur shpreson që të korrigjohet deri në mbajtjen e Lojërave Olimpike Mesdhetare, në vitin 2017. Për këtë çështje gjatë ditës ka shkruar edhe zëvendësdrejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev i cili kishte deklaruar se ndikim të madh ka luajtur Komiteti Olimpik i Serbisë që të votohet kundër Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.