9:22, 14 Janar 2018

Nesër, e hënë, do të shqyrtohet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në mbledhjen e komisionit për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike.

Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, kryesia e të cilit menjëherë pas dy ditësh, të mërkurën, do të mbajë mbledhje.

Ndërsa mbledhja e nesërme e komisionit pritet të fillojë në orën 09:30.

Për të hënën u njoftua se do të mbahet edhe mbledhja e kryesisë, por më vonë u njoftua se ajo shtyhet për të mërkurën, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv