Kombëtarja kuqezi e femrave, probleme me dëmtimet NULL NULL 07.06.2017 08:31 07.06.2017 08:31 Përfaqësuesuet kuqezi të volejbeollit për meshkuj dhe femra vijojnë me intensitet përgatitjet për Ligën Europiane, ku shënojnë përfaqësimin për të dytin vit radhazi pas një mungesa disavjecare. Me përurimin e ambienteve të reja të Parkut Olimpik, djemtë dhe vajzat e volejbollit po stërviten në kushte optimale në sallën e sportit Feti Borova, me ambicien për t’u kualifikuar në raundin tjetër. Me gjithë optimizimin që vjen nga puna dhe dëshira për t’i rritur cilësisht kombëtaret e volejbollit, problemet sidomos te femrat nuk mungojnë. Që në ditën e parë të stërvitjes u dëmtua Sindi Marina, e cila u detyrua të largohej nga grumbullimi dhe sikur të mos mjaftonte kjo mungesë edhe pasuesja e tjetër, Amelia Qershia ka shfqaqur probleme fizike. Volejbollistja shkodrane ka dëmtuar gjurin, duke shqetësuar jo pak stafin teknik. Gjithsesi, sulmuesja kryesore e kombëtares së femrave Erblira Bici, e pret me optimizëm këtë turne, duke kujtuar se Shqipëria një vit më parë arriti dy fitore me Bjellorusinë dhe Poloninë, ndaj synimet janë për të kaluar grupin, shkruan Supersport.al. 22-vjecarja theksoi se përmirësimi i kushteve rrit mundësinë e afirmimit të Shqipërisë, pasi në vendin tonë mund të organizohen me shumë turne ndërkombëtare. Kombëtarja e femrave do të ketë si kundërshtarë në Ligën e Europës Finlandën, Austrinë dhe Bjellorusinë, ndërsa meshkujt do të luajnë ndaj Suedisë, Maqedonisë dhe Azerbajxhanit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Alves i kthehet vesit të vjetër, feston lirinë me miqtë deri në mëngjes në vilën e tij 38 minuta më parë