16:12, 7 Dhjetor 2018

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, në Camp Film City.

Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në aspektin e sigurisë si dhe kanë theksuar vendosmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e mirë midis dy institucioneve, njofton Klan Kosova.

Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting, suit and indoor

“Komandanti Addario ka shfrytëzuar këtë rast për t’i shprehur mirënjohjen e tij kontributit amerikan, duke theksuar profesionalizmin dhe angazhimin e të gjithë ushtarëve në misionet paqeruajtëse të KFOR-it”.

Image may contain: 6 people, people standing

“Nga ana tjetër Kosnett e ka falënderuar komandantin Addario, për rolin e rëndësishëm të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në rajon”.

Image may contain: 1 person, standing, walking and outdoor

klankosova.tv