Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama zhvillon disa takime me rëndësi në SHBA NULL NULL 21.05.2018 10:22 21.05.2018 10:22 Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e 25 vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror (SPP) të Gardës Kombëtare të SHBA-ve. Atje ai i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës Vlora Çitaku, atasheu i Mbrojtjes në SHBA Ilir Qeriqi, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-ve në Prishtinë Jeffrey H. Fisher si dhe nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneralmajor Timothy Orr, më 17 maj 2018 është pritur nga gjeneral Joseph L. Lengyel, Komandant i Byrosë së Gardës Kombëtare në Kolegjin Kombëtar të Luftës, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Ft McNair, Washington DC, njofton ministria, përcjell Klan Kosova. Gjeneral Rama aty ka falënderuar, Gjeneralin Lengyel për partneritetin e jashtëzakonshëm dhe e ka falënderuar për kontributin e zhvillimit të ushtrimit fushor “Shqiponja 6”. “Në kuadër të kësaj vizite, gjeneral Rama u takua me zyrtarët të lartë të Departamenti të Shtetit, Mr. Matt Palmer dhe me ndihmës asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes Ms. Laura Copper me të cilët diskutoi mbi zhvillimet e fundit në FSK, sfidat e sigurisë ne rajon dhe procesin e tranzicionit të FSK-së në FAK. Gjeneral Rama i njoftoi me të arriturat e deritashme të FSK-së si një forcë e besueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe i falënderoi për mbështetjen e deritashme”, thuhet në kumtesë. “Gjeneral Rama po ashtu pati takim në Senat, ku u takua me Senatoren Joni Ernst nga Ajova. Me këtë rast biseduan lidhur me zgjerimin dhe dinamizmin e Partneritetit Ndërshtetëror. Gjithashtu Gjeneral Rama u takua me kongresmenin Mike Turner nga Komitetit për NATO, me të cilin pati mundësi diskutimi lidhur me hapat dhe proceset e mundshme për integrim në strukturat e sigurisë rajonale dhe euroatlantike, si dhe e njoftoi për bashkëpunimin e FSK-së me NATO-n”. Rama atje ka takuar Sekretaren e Forcave Ajrore, Dr. Heather Wilson, më ç ‘rast ka theksuar vlerën e partneritetit dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbështetur në orientime perëndimore dhe euroatlantike që ka Kosova. “Gjeneral me Sekretaren e Forcave Ajrore biseduan edhe mbi mundësinë për të përmirësuar sigurinë kibernetike në Kosovë përmes mbështetjes së Forcave Ajrore, si zonë kryesore e misionit të Forcave Ajrore të SHBA-së. Në mënyrë të veçantë ai e falënderoi atë për mundësinë e përfshirjes së Kosovës për të konkurruar për herë të parë, për një vend (kadetë) në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së në vitin 2019”. “Gjeneral Rama pati mundësinë të vizitonte edhe Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, ku për herë të parë, duke filluar nga gushti i këtij viti, një pjesëtar i FSK-së dhe një anëtar i PK-së, do të marrin pjesë në këtë universitet. Ky bashkëpunim do të mundësojë zhvillimin profesional të mekanizmave të sigurisë në vend”. Rama gjatë kohës së qëndrimit në SHBA ka vizituar edhe Akademinë e Trajnimit të Shërbimit të Emergjencave të Uashingtonit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024