13:13, 11 Shkurt 2018 Autor: Finacial Times

 

Pas një kohe të gjatë, BE është gati të zgjerojë kujtë. Në fund të vitit të kaluar, Jean Cloude Juncker premtoi se do i ofrojë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivën për tu pranuar në mesin e vendeve të tjera, anëtare të Bashkimit.

Ndërsa këtë javë, presidenti i Komisionit Europian publikoi një strategji e cila tregon me pika.

 

Në dokumentin e cilësuar si strategjia e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka fjalë të shkuara dëm  e me idealizma.

Tashmë BE ka vendosur qëllimin për zgjerim, ashtu siç bëri në vitin 2004 me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Qëllimi për zgjerim është vendosur, edhe pse në një kohë kur kritikët shprehin shqetësime dhe zemërim për shkak të çështjes së emigrantëve brenda vendeve të BE-së, duke vënë në dyshim aftësitë e zyrtarëve të bllokut për të kaluar vështirësitë ekonomike të vendeve.

U bë e qartë se disa vende u futën në BE përpara se të ndreqnin mangësitë në sundimin e ligjit. Kohët e fundit, rritja e ndikimit të qeverive liberale dhe nacionaliste si në rastin e Hungarisë dhe Polonisë, ka treguar se sa të vështirë e ka BE-ja të mbajë nën kontroll demokracinë, pas pranimit të vendeve.

Megjithatë, angazhimi për vendet në lindjen postkomuniste mbetet një nga arritjet më të mëdha. Dhe mbetet në interes të të gjithëve për ta konsideruar pranimin një perspektivë realiste, kryesisht për shtetet e Ballkanit, ku të shumtë janë ata që dyshojnë në sinqeritetin e BE-së pasi për vite me radhë kanë pritur në portën e madhe të Europës.

Në fund të fundit, shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rrethuara gjeograkisht nga vendet anëtare të BE-së. Stabiliteti i tyre i tuar me vështirësi, pas konikteve të viteve 1990, nuk mund të merret si e mirëlltë dhe bashkëpunimi i tyre është i rëndësishëm për përpjekjet e BE për të kontrolluar emigracionin. Premtimi i BE për anëtarësimin ka qenë një nxitje e rëndësishme për qeveritë, për të marrë vendime të vështira. Për shembull, Serbia ka bërë disa përparime në marrëdhëniet me Kosovën.

Por ka një rrugë të gjatë përpara, pasi ndikimi i BE-së atje është pakësuar dhe këtë e tregoi një sondazh ku vetëm 26% e serbëve mendojnë se anëtarësimi në BE do ishte një gjë e mirë. Nëse BE-ja kthehet prapa, vendet si Rusia dhe Turqia janë gati të mbushin boshllëkun. Ndikimi i tyre është sda më e madhe për cilindo nga gjashtë vendet që të kualikohen në anëtarësim.

Megjithatë strategjia ka kushte dhe rregulla strikte: Duhet nënvizuar se të gjitha vendet duhet të tregojnë konkretisht se po luftojnë krimin e organizuar, korrupsionin në nivel qeverisje dhe ndërhyrjen në media. Juncker thekson se viti 2025 është thjesht një datë treguese, por ende mund të jetë një nxitje efektive për reformat, veçanërisht kur shoqërohet me fonde shtesë dhe një afat më të qartë kohor. Komisioni tani duhet të sigurohet që qeveritë jo thjesht të miratojnë legjislacionin.

BE bën mirë që thekson se përparimi drejt anëtarësimit do vlerësohet objektivisht dhe se në teori,   çdo shtet mund të arrijë përparësitë e tanishme. Këtu përmenden përpjekjet e fundit nga vende si Shqipëria dhe përgjigjet ndaj dyshimeve se Serbisë po favorizohet.

BE gjithashtu këmbëngul se asnjë vend nuk do anëtarësohet nëse nuk zgjidhen mosmarrëveshjet me fqinjët, si në rastin e Serbisë që refuzon të njohë Kosovën si shtet i pavarur apo Maqedoninë për çështjen e emrit me Greqinë.

Në të kaluarën, Brukseli e ka theksuar shumë integrimin ekonomik dhe bashkëpunimin politik. Tani ka vendosur një ultimatum për vendet që të zgjidhin mosmarrëveshjet ose të pranojnë arbitrazhin, jashtë bllokut.

Mbetet për t’u parë nëse Brukseli ka mjetet e duhura për të drejtuar pajtimin mes vendeve në konikt. Rëndësi të madhe ka fakti që BE ti mbajë të hapura dyert për fqinjët që janë të angazhuar fort për tu bashkuar, shkruan Financial Times.

klankosova.tv

Lajme të tjera