Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për emisionin në Klan Kosova

123
string(8) "Edi Rama" string(59) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2021/08/rama-2.jpg"
nga Edi Rama 30.10.2016 17:08

Te enjten Klan Kosova transmetoi bashkebisedimin qe zhvillova me gjashte gazetare te Prishtines, i ftuar nga Baton Haxhiu ne studion e tij te debatit. I cili u transmetua live edhe ne faqen time ne Facebook, me nje audience krejt te pazakonshme, dhe numrin me te madh te komenteve ndonjehere per postimet e mia; shume me teper sesa per shembull, per fitoren e zgjedhjeve tre vjet me pare apo per viziten e Papa Françeskut ne Shqiperi.

Nje kryengritje e vertete digjitale e fokusuar kunder gjashte analisteve, qe per hir te se vertetes, nuk eshte se bene gjesend me shume a me pak, se çfare ben zakonisht kjo kategori ne kesi rastesh. Madje, ata ishin shume me te miresjellshem sesa kolege te tyre ne Tirane, personazhe te paarritshem ne vrazhdesine e komunikimit dhe kollajllekun me te cilin marrin persiper te debatojne, per gjera qe as nuk i dine dhe as marrin mundimin te pergatiten perpara se sa te hyjne ne nje studio.

Ai lume i rrembyeshem e i pambarimte komentesh nxorri ne pah me se miri te verteten se shqiptareve u ka ardhur ne maje te hundes jo vetem nga politikanet qe nuk i perfaqesojne, qofte ne Shqiperi e qofte ne Kosove, po edhe nga analistet te cilet perfaqesojne vetem mikroboten e tyre te mllefeve, padijes, thashethemeve, klikimeve e qendrimeve krejt siperfaqesore mbi problemet e sfidat reale te shoqerise sone.

Shqiperia i ka bere dy deme te medha Kosoves. E ka infektuar politiken dhe Kuvendin e saj me virusin e gjuhes se akuzave ekstreme, ku fjala kriminel thuhet me shpesh se sa fjala zoteri apo zonje, ne komunikimin e ndersjelle; e ka infektuar edhe skenen mediatike te studiove e te portaleve, me virusin e kultures se linçimit me çdo kusht te perfaqesuesve politike, ku çdo mjet justifikon qellimin!

Te dyja bashke, edhe shfrenimi gjuhesor ndaj kundershtarit kriminel, hajdut e tradhetar, edhe linçimi non stop, pa dallim, i kujtdo qe meqe merret me politike eshte per definicion kriminel apo i korruptuar dhe per çdo gje qe ndodh, jane reflekse te kushtezuara nga kultura e vjeter komuniste, per te cilen kundershtari eshte medoemos armiku qe duhet eliminuar dhe nuk ka pike rendesie ajo qe behet apo thuhet, po e vetmja gje qe ka rendesi eshte se kush eshte ai qe e ben apo e thote!

Keshtu populli, opinioni publik, ka mbetur pa ndermjetesues ne mjedisin e debatit politik apo shoqeror, sepse pjesa derrmuese e mediave dhe analisteve e portalisteve, jane kthyer ne nje parti politike qe as votohet, as i jep llogari ndonje votuesi dhe as do t’ia dije hic se çfare duan prej saj apo mendojne per te, votuesit.

Nje parti, ku secili eshte parti a grup me vete, ku informimi i publikut, kerkesa e llogarise ndaj politikes e partive te verteta politike per ate qe thone e ate qe bejne, hedhja e drites mbi faktet e mbi shifrat apo ne teresi oponenca e argumentuar ndaj vendimmarrjes e vendimmarresve, jane qellime te dores se fundit.

Nje parti qe financohet kryesisht me gjoba te paligjshme apo me sherbime te padeklaruara ndaj te treteve te interesuar per te nxitur linçimin e kundershtareve te tyre ne politike a ne biznes, e cila prodhon tituj kriminalizues, editoriale diskreditues, dokumenta fallco, histori te sajuara, fotomontazhe e çfare te mundet, ne nje perpjekje te terbuar ku s’ka asnje qetesi ne gjykim, asnje arsyetim ne argumentim, asnje ndershmeri ne qendrim.

Natyrisht, ashtu siç nuk eshte aspak e vertete qe te gjithe politikanet jane njesoj dhe qe politika ne vetvete eshte nje force per te bere keq, po eshte do te ishte krejt e pavertete te thuhej se te gjitha mediat, te gjithe analistet e çdo botues, portal e gazetar, eshte pjese e kesaj partie ku genjeshtra dhe e verteta jane bere nje, ku shpifja dhe fakti jane shkrire ne nje, ku te gjithe jane e njejta gje!

Por fakti dhe besoj lajmi i mire eshte se raporti i popullit, opinionit publik, me kete parti qe ka korruptuar esencen e misionit te medias, ka hyre ne nje krize te thelle.

Kjo krize eshte padyshim fati i mire i çdo tribune mediatike qe nuk e ka braktisur qellimin themelor te ekzistences se vet dhe i kujtdo qe nuk e ka harruar domethenien e te qenit botues a gazetar.

Po ashtu, kjo krize e shperfaqur ne menyre spektakolare permes kryengritjes digjitale te publikut pas nje debati, (ku me thene te drejten gjashte analistet i ktheu ne viktima te kryengritjes jo ajo qe bene ne studio, po rastesia qe u gjenden ne kohen me te gabuar, per temen me te gabuar, me njeriun me te gabuar, si perfaqesues te nje partie qe vetediskreditohet perdite) eshte nje krize qe tregon qarte se talljes se madhe me publikun te analisteve, opinionisteve e portalisteve qe i dine te gjitha e flasin per te gjitha, po i vjen fundi.

Kohes se njehsimit te shpifjes me te verteten, te genjeshtres me argumentin, te mashtrimit te publikut me tituj e me lajme te pergatitura per te luftuar me dike per llogari te dikujt tjeter e per te vene gjoba ne emer te lirise se fjales, po i vjen fundi.

Patjeter qe edhe kjo lloj media e keta lloj personazhesh do te ekzistojne ne jete te jeteve bashke me demokracine, por vetem si provinca e botes mediatike qe ben opinion, ku qendra do te jete gjithnje e me shume e atyre mediave e gazetareve, analisteve, opinionisteve, qe nuk e tradhetojne qellimin themelor te ekzistences se shtypit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme