11:01, 4 Prill 2017 Autor: Politico

Me mure të trasha, tela gjemborë dhe kulla vrojtimi, kampi në lindje të Kosovës mund të duket si bazë ushtarake. Por nuk është i tillë. Ende.

Është bazë trajtimi për Brigadën e Reagimit të Shpejtë, pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që në thirrje të vet ka përgjigjen në rast fatkeqësish dhe çminimin. Por në javët e fundit, presidenti Hashim Thaçi ka shtyrë përpara transformimin në ushtri, me kapacitete të plota, të kësaj force, megjithë kundërshtimin nga Serbia dhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.

Pas presionit të madh perëndimor, Thaçi është tërhequr, të paktën tani për tani. Por kjo mbetet pikë ndarëse, me mundësi përshkallëzimi tensionesh, mes shumicës shqiptare dhe minoritetit serb. Po ashtu mund të dëmtojë raportet edhe ashtu të tendosura mes Kosovës dhe Serbisë.

Tani për tani, NATO me 4500 trupa, është e vetmja forcë ushtarake në Kosovë, qëkur bombardoi për të ndalur shtypjen e Serbisë ndaj shqiptarëve. Thaçi thotë se tani është koha që shteti me 1.8 milionë banorë të ketë ushtri të veten, nëntë vjet pasi shpalli mëvetësinë nga Serbia.

“Ky proces nuk mund të pengohet më”, theksoi, në zyrën e tij, Thaçi, ish lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi kundër serbëve.

“Jemi shtet i pavarur dhe sovran, ndaj nuk mund të lejojmë Beogradin, apo këdo tjetër, që të ketë të drejtojë vetoje lidhur me cështje sovraniteti dhe integriteti të Kosovës, si ajo e ushtrisë. Nuk po kërkojmë asgjë më shumë nga ç’kanë shtetet tjera. Duam thjesht të kemi një ushtri tonën”.

Nisma e Thaçit e ka vënë atë përballë kundërshtimit të miqve perëndimor, që e ndihmuan transformimin e tij nga lider guerileje, në shtetar.

Megjithkëtë, analistët e dyshojnë efektivitetin e një ushtrie të një prej shteteve më të varfra të Europës, ndërsa shtojnë se kjo mund të jetë përpjekje e Thaçit për të forcuar Partinë Demokratike të Kosovës, të cilën e ka kontrolluar që nga themelimi, para zgjedhjeve parlamentare.

Kjo lëvizje vie në një kohë tensionesh të ngritura në Ballkan, veçanërisht mes Kosovës dhe Serbisë, që aspiron t’i bashkohet Bshkimit Europian, ndërsa forcon lidhjet me Moskën. Shkëndijat dolën në janar, pasi Beogradi nisi një tren për në qytetin verior të Kosovës – Mitrovicë, të mbuluar me sloganin “Kosova është Serbi”, në njëzet gjuhë të botës. Mjeti u ndal para se të arrinte në kufi, por nxiti retorikën nacionaliste në të dy anët e kufirit. Arrestimi në janar dhe mbajtja e një ish-lideri tjetër të UÇK-së, Ramush Haradinaj, në Francë, me një fletëarrest të Serbisë, ka nxiturë zemëratë në Beogradin. Edhe gjykata e re për krime lufte, që pritet të hetojë veprimet e kësaj force guerile, dhe pritet të fillojë punën në qershor, shihet me dyshim.

Në samitin e muajit të fundit, liderët e Bashkimit Europian e cilësua situatën në regjion si fragjile.

*

Nisma e Thaçit është mirëpritur në Kosovë, marrë parasysh se rreth 90 për qind e popullatës mbështet krijimin e ushtrisë. Por ajo ka hasur në kundërshtimin e miqve të Kosovës, që e ndihmuan atë të transformohet nga një lider guerileje në shtetar dhe që udhëhoqën Kosovën në rrugën nga protektorati nën Kombet e Bashkuara në shtet të pavarur, tanimë i njohur nga më shumë se 100 shtete; por jo ende nga Serbia dhe aleati më i madh i saj, Rusia.

Shtetet perëndimore që e kanë njohur Kosovën nuk e kundërshtojnë krijimin e ushtrisë, në parim, ndërsa kanë ndihmuar në një draft për transformimin e FSK-së, tre vjet më parë. Por janë vënë në alarm nga shtegu që Thaçi ka zgjedhur drejt qëllimit.

Miqtë e Kosovës besojnë se transformimi duhet të mbëhet me amandament kushtetues. Kjo do të kërkonte votën ‘për’ të dy të tretës, së dyfishtë, të deputetëve, përfshirë deputetët e minoriteteve, dhjetë nga të cilët janë serbë.

Por Thaçi propozi një mënyrë tjetër, duke shmangur veton e minoriteteve. Ai planifikon të transformojë FSK-në me ligj, duke ndryshuar mandatin e saj, nga forcë civile, në ushtarake.

Ai madje ka kërcënuar me dorëheqje, nëse parlamenti nuk e voton propozimin e tij, duke theksuar se nuk do “të udhëheqë një shtet që nuk voton për të pasur ushtri të veten”.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ndër përkrahësit më të rëndësishëm të Kosovës, ka paralajmëruar se çfarëdo ndryshimi i mandatit pa miratimin e minoritetit serb do të bënte që “ndihma e SHBA-së ndaj FKS-së në të ardhmen të rishikohet”.

Dhe pas vizitës së fundit të asistent-ndihmëssekretarit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, Thaçi zbuti tonin, duke thënë se do të mundohet të formojë ushtrinë përmes ndryshimeve kushtetuese.

Por shumica e serbëve të Kosovës e shohin forcën e re – që në formacion shumicën e pjesëtarëve do t’i ketë shqiptarë – si kërcënim, thotë deputeti Nenad Rashiq.

“Plagët janë ende të freskëta, ndaj na duhet më shumë kohë për t’i shëruar”, tha ai në Graçanicë, enklavë me shumicën e banorëve serbë, dhjetë kilometra larg kryeqytetit.

“Kosova do të bëhet eksportuese stabiliteti”. – Hashim Thaçi

Thaçi insiston se forca e re, që do të ketë 5 mijë ushtarë aktiv dhe 3.500 rezervistë, do të jetë shumetnike dhe s’do të jetë kërcënim për rajonin. Ai ka thënë se shpreson që ushtarët e Kosovës dhe ata të Serbisë të bëhen partnerë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.

“Ne nuk po e formojmë ushtrinë për të shpallur luftë. Ajo do të jetë e qyetetarëve të Kosovës dhe do të mbrojë jetët dhe dinjitetin e tyre. Kosova do të bëhet eskportuese e sigurisë dhe stabilitetit”.

*

Analistët thonë se Thaçi e ka marrë këtë nismë për të rritur popullaritetin e Partisë Demoratike të Kosovës, të cilën e ka drejtuar derisa u bë president, dhe për t’i dhënë fund koalicionit qeverisës me rivalin e kryehershëm, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ushtria mund ta cojë vendin në zgjedhje, nga të cilat PDK potencialisht do të dilte me më shumë deputetë dhe rrjedhimisht edhe postin e kryeministrit.

“Marrë parasysh klimën politike në Kosovë, mund të dyshojmë se çështja e ushtrisë është aksion i vemtuar i presidentit është për të tërhequr më shumë vëmendje dhe për ta çuar partinë të cilën ende e kontrollon në zgjedhje të reja nga të cilat do të dilte fitimtare, për ta marrë drejtimin e qeverisë”, thotë Lumir Abdixhiu, drejtor i Institutit Riinvest.

Planet për transformimin e ushtrisë i japin asaj kapacitete të vogla manovrauese, pa tankse apo artileri të rëndë, duke ngritur pikëpyetje lidhur me efektivitetin e saj. Ushtria serbe ka 50 mijë pjesëtarë, pa llogaritur rezervistët.

“Duhet të kalohen shumë pengesa deri në arritjen e funksionalitetit të ushtrisë së Kosovës, që vështirë se do të përdoret”, ka deklaruar Aidan Heir, ligjërues i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Uestminster, që shton se nisma për ushtrinë ngjan në “teatër politik”.

“Këto projekte të mëdha mbështjellë në flamurin e Kosovës i shërbejnë qëllimit të dëshmimit të sovranitetit të Kosovës, por në shkallë të fundit, nuk u shërbejnë qytetarëve për asgjë”.

Ndërsa, në bazën Neëborn, sinonim i shtetit të ri të Kosovës, një grup kadetësh bëjnë vrap, një tjetër ushtrojnë artet marciale, ndërsa në i tretë marshon për dhjetë kilometra, me uniformë ushtarake, njëzet kilogramë pajisje, dhe armë automatike.

Kapiteni Besnik Selimi thotë se ai është i gatshëmt të jetë ushtarak edhe sipas misionit, pas kurseve në Danimarkë, Maqedoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe një kursi tjetër për standardet e NATO në Varshavë.

“Dua t’i shërbej vendit tim, në çfarëdo forme. Jam gati”, tha Selimi.

 

Kjo kolumne është publikuar në Politico.eu dhe është përkthyer nga Klan Kosova. Ndalohet përdorimi i tekstit, apo pjesëve të tij, për çfarëdo qëllimi, pa lejen e përkthyesit

Lajme të tjera