10:24, 8 Tetor 2018 Autor: Eliott Behar

Në nëntor, Asambleja e Përgjithshme e Interpol do të votojë nëse do ta pranojë anëtarin e saj më të ri: Kosovën.

Çështja e pranimit të Kosovës në Interpol është domethënëse – jo vetëm për Kosovën në vetvete por edhe për botën në përgjithësi dhe jo vetëm për pasojat praktike por edhe për çështjet më të thella që ngre.

Në shikim të parë, duket pak e paqartë nëse anëtarësimi i Kosovës në organizatën më të madhe të policisë në botë ka kuptim.

Interpol ekziston që të lehtësojë bashkëpunimin në mes të forcave policore, nevojë e cila s’ka qenë kurrë më domosdoshme.

Patrullimi, fatkeqësisht, ka mbetur një përpjekje fundametanle lokale që mbetet brenda kufijve kombëtar dhe që  përballet me pengesa burokratike kurdo që kërkohet bashkëpunimi ndërkombëtar.

Kriminaliteti, në anën tjetër, është problem global në rritje. Prej trafikimit të drogës te trafikimi me qenie njerëzore, dhe nga krimet kibernetike te shpërlarja e parave, kartelet moderne dhe sindikatat që nuk operojnë vetëm brenda kufijve dhe vendosin që qëllimisht t’i shfrytëzojnë ato.

Kundërshtimi ndaj anëtarësisë së propozuar të Kosovës vjen nga vende që nuk duket se kundërshtojnë qartazi përfitimet praktike por që janë të brengosura me implikimet e mundshme politike për njohjen e Kosovës si shtet.

Serbia ka vazhduar fushatën e saj aktive kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, megjithëse do të kishte përfitime të dukshme nga reduktimi i krimit në një shtet fqinj të saj.

Nuk është e vështirë të lexosh mes rreshtash: Serbia kundërshton një vendim të tillë sepse i frikësohet që mund të ketë një ndryshim gradual në perceptimin e Bashkësisë Ndërkombëtare drejt njohjes së mëtejme të Kosovës si një shtet sovran.

Ajo nuk është e vetme në shtrirjen e kësaj strategjie. Kina me pasigurinë e saj shumëvjeçare rreth çështjeve potenciale separatiste ( dhe veçanërisht fiksimi i saj rreth statusit të Tajvanit) ka ndjekur rrugën e njëjtë të kundërshtimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol mbi bazën e mosnjohjes së shtetësisë së saj.

Ka qenë pikërisht Kina që ka pritur një votim fillestar mbi anëtarësimin e Kosovës dhe më pas në mënyrë efektive e bllokoi atë në vitin e kaluar.

Interpol mundëson bashkëpunimin dhe asistencën e përbashkët në mes të policive nga vende të ndryshme, përtej kufijve, gjuhëve dhe sistemeve ligjore. Ai vepron si një ndërlidhje administrative ndërmjet agjencive të ndryshme ligjore, merr mostrat e ADN-ve, listat e kërkuara dhe vjedhjet masive të bazave të të dhënave dhe mundëson “alarmin e kuq”, gjënë më të afërt që kemi rreth urdhër arresteve ndërkombëtare.

Interpol ka asistuar forca të brendshme të policisë në kauzën e përbashkët të luftimit të krimit nga viti 1923 dhe është në brez më i vjetër sesa Kombet e Bashkuara.

Përgjithësisht, sa më tepër vende që punojnë me Interpol-in, punën e vet mund ta kryejë më mirë dhe më pak patrullime dhe “kontrolle” do të ketë për komunitetit global.

Kosova, plus Koreja e Veriut, Qiproja e Veriut, Tajvani

Aktualisht, Interpol ka 192 anëtarë, ku përjashtohen vetëm disa shtete dhe territore.

Kosova zë vend bashkë me Korenë e Veriut, një pjesë të vogël të vendeve ishuj të Paqësorit, Qipron e Veriut, Maltën dhe Tajvanin si entitete të paanëtarësuara në Interpol.

Në të njëjtën kohë, Kosova është përballur më nivel të lartë të krimit: trafikimin global të drogës, trafikim me qenie njerëzore, madje edhe me trafikim organesh.

Kostoja e këtyre krimeve shtrihet edhe jashtë kufijve të Kosovës, duke kaluar nëpër Evropë dhe gjithandej botës.

Sigurisht se ka pyetje legjitime që mund të ngrihen rreth përshtatjes së çdo anëtari të ardhshëm në Interpol.

Por jashtë njohjes  politike si shtet i pavarur, ka pyetje nëse Kosova përmbush kriteret e anëtarësimit. Ka një forcë të madhe policore, që ka mbi tetë mijë pjesëtarë (përfshirë 12 % me oficerë nga komuniteti serb)  dhe që operon brenda një zinxhiri komandues nën ministrinë e Brendshme.

Duket se ka pak arsye për shqetësim në lidhje me bashkëpunimin e duhur të Kosovës me Interpol-in dhe mundësinë për të qenë konfidencialitet dhe sigurisht në krahasim me anëtarët tjerë të organizatës.

Anëtarësimi i tanishëm në Interpol përfshinë shtete që kanë abuzuar me sistemet e tyre të policisë për të ndjekur çështje politike (shembull, Rusia, Irani, Turqia) shtete që kanë qenë në trazira dhe që kanë shënuar kohëve të fundit shkelje të të drejtave të njeriut (shembull Mianmar, Siria, Arabia Saudite) dhe shtet me qeveri thellësisht jofunksionale (Somalia, Sudani Jugor, Jemeni)

Pas anëtarësimit të miratuar të Palestinës në vitin e kaluar, duket se ka pak argumente praktike të mbetura që bashkimi me Interpol-in si anëtar i ri kërkon shtetësi të pakontestuar apo stabilitet politik.

Fatkeqësisht, baza e kundërshtimit të anëtarësimit në Kosovës në Interpol, nuk qëndron sipas praktikave ose precedentëve por në një shenjë të caktuar të optikës politike.

Propozimi i saj për anëtarësim ngre disa çështje fondamentale për anëtarët tjerë të Interpol.

A mund që Bashkësia Ndërkombëtare të bashkëpunojë në ndjekjen e interesave të përbashkëta në siguri, mirëqenie të përbashkët, qoftë edhe kur ka papajtueshmëri për çështje të gjëra politike?

A do të zgjedhim të punojmë bashkërisht, në ndjekje të qëllimeve të përbashkëta, në luftën kundër krimit?

Apo do të zmbrapsemi nga fiset, ndahemi në vija racore, etnike, kufijve dhe konteksteve tona të historisë?

Zgjedhja që bota të shihet përmes një prizmi të ankesave historike dhe vendimi për t’i fryrë zjarrit të ndarjes në vend të bashkëpunimit në këtë bazë, nuk ka sjell asnjëherë të mira. Duhet të bëhet pa thënë – ndoshta mund të përsëritet edhe një herë – se kjo mënyrë e të menduarit ka dëshmuar se është e rrezikshme në Ballkan.

Rruga inteligjente për më tutje duhet të shtrihet përmes bashkëpunimit: në angazhim për të vepruar bashkërisht në ndjekje të interesave të përbashkëta, pavarësisht mospajtimeve.

Aty ku ngrihen pyetje reale rreth asaj nëse një bashkëpunim i tillë mund të shkaktojë më shumë dëme sesa të mira, mund të ketë arsye për kundërshtim. Por aty ku opozita është simbolike dhe e motivuar nga dallimet politike, ne duhet t’i rezistojmë asaj.

Teskt i publikuar në Eeobserver, i përkthyer nga Klan Kosova.

Eliot Behar është ish prokuror ndërkombëtar për krimet e luftës dhe autor i librit: Tell It To The World: International Justice and the Secret Campaign to Hide Mass Murder in Kosovo” (Tregojini Botës: Drejtësia ndërkombëtare dhe Fushata e Fshehtë për të Fshehur Vrasjet Masive në Kosovë)

Lajme të tjera