10:04, 7 Qershor 2018 Autor: Mero Baze

Kryeministri Edi Rama ishte dje në vendin e gabuar dhe me njerëzit e gabuar, për të qenë kryeministër në anën e shqiptarëve të varfër. Ai është shfaqur në një emision televiziv krah dy biznesmenëve të suksesshëm, të cilët kanë dëshirë të shfaqin edhe dimensionin e bamirësisë.

Dëshira e biznesmenëve është legjitime të shfaqen edhe si bamirës, edhe pse bamirësia është një
dimension që kur bëhet publike, është sërish biznes, dhe jo dimension njerëzor. Por kjo është punë e tyre.

Një kryeministër në krah të “bamirësve” është një kryeministër i dorëzuar për luftën kundër varfërisë. Varfëria është një armik i madh i shqiptarëve dhe çrrënjosja e saj, vjen nga politika të forta ekonomike
dhe zhvillimi kapilar i vendit. Bamirësia është armiku më i madh i varfërisë, një kërpudhë parazitare që ushqehet nga plehu i mjerimit.

Një kryeministër nuk duhet ta pranojë kurrë këtë dhe duhet të luftojë që diferencat e mëdha sociale në vend t’i mbushë zhvillimi, dhe jo bamirësia.

Nuk jam këtu për të dhëna receta si zhduket ajo, por një mënyrë e keqe sesi nuk zhduket dhe si krijohet kulti i saj, është të shfaqesh në ekran me dy biznesmenë, qofshin dhe këta më të pastërtit e shoqërisë dhe të asësh për bamirësinë.

Një kryeministër mes tyre ngjan si i dorëzuar para saj dhe në mëshirë të tyre. Ai ka në dorë më shumë se ata për të bërë për shqiptarët, ka në dorë të ndalë evazionin skal, të ndalë kapjen e shtetit, të imponojë për biznesin investime reale në vend dhe të injorojë idenë e bamirësisë.

Shqipëria nuk ka ligje që favorizojnë rishpërndarjen e pasurisë së të pasurve për të mbyllur hendekun klasor që po thellohet. Nëse biznesmenët tanë duan të rishpërndajnë pasurinë për komunitete sociale të rrezikuara, apo identitete kulturore, ata nuk kanë një ligj që ua favorizion atë. Dhuratat promocionale, që në fillim njoftohen në ekrane apo portale, dhe pastaj shkojnë tek qytetarët, janë biznes politik, dhe jo bamirësi.

Bamirësi do të quhej nëse Zamir Manes apo Agron Shehajt iu mundësohet me ligj, që fjala vjen 30 për qind të fitimit ta kanalizojnë në programe zyrtare të luftës kundër varfërisë, në zhvillimin e kulturës apo promovimin e ruajtjes së mjedisit në Shqipëri dhe plot fusha të tjera të rrezikuara nga mungesa e fondeve. Këtë mund t’ia mundësojë Edi Rama dhe politika, dhe jo shfaqjet publike të tyre në ekran.

Nuk di çfarë e ka detyruar kryeministrin të ulet mes tyre për të folur për bamirësinë, sidomos një kryeministër që së paku ka shije të forta estetike për të mos e banalizuar shfaqjen në publik. Ndoshta dhe halli i Fevziut. Por di të them që asnjë shqiptar nuk ndjehet mirë, qoftë kur shikon dikë që krekoset se u ka dhënë rrogën ca vajzave të gjora, qoftë dikë që shpërndan ndihma apo pajisje për shtëpitë e njerëzve të varfër, pavarësisht se ata pak njerëz ndihmohen.

Pabarazia sociale në Shqipëri, dhe jo vetëm në Shqipëri, është një hendek që thellohet çdo ditë, dhe nuk mund të mbushet me shfaqje teatrale. Armiku i saj më i madh duhet të jetë qeveria. Ajo ka në dorë
së pari të ndalë pabarazinë dhe monopolet, të ndalë evazionin fiskal që nxjerr disa në krye të listës e disa në fund të gropës, dhe nëse vërtet kemi biznese plot suksese, t’u mundësojë atyre rishpërndarjen e pasurisë në formën e programeve ekonomike dhe zhvillimore, që të përtojë gjithë shoqëria.

Varfëria nuk zgjedh askënd, dhe meqë ajo nuk zgjedh, nuk ka pse tëzgjedhin disa biznesmenë se kë të ndihmojnë. Nëse e bëjnë për shpirt të tyre, ta bëjnë, por mos të shfaqen në publik. Por nëse duan vërtet
të mbushin hendekun social të krijuar, ata duhet t’i bëjnë presion qeverisë t’u mundësojë rishpërndarjen e timeve në rrugë të drejtë e të ndershme.

Në rolin që u shfaq Agroni dhe Zamiri, donin të dukeshin biznesmenë bamirës, dhe ky është promocion, jo bamirësi. Dhe kjo nuk lë ndonjë shije të mirë tek ata që janë të varfër. Ata presin dhe kanë të drejtë, që qeveria të jetë “bamirësja” e tyre dhe jo bamirësja e “bamirësve”.

Siç ngjante mbrëmë kryeministri!

Lajme të tjera