Kolumbia demolon Poloninë (VIDEO) NULL NULL 24.06.2018 21:46 24.06.2018 21:46 Në një ndeshje tejet të rëndësishme për kalimin në fazën tjetër të kampionatit botëror, Kolumbia po mposht Poloninë me rezultat 3-0. Pasi të dyja ekipet kishin humbur ndeshjet e para, ishte jetike që sonte të arrihej fitore. Kolumbianët qysh nga fillimi i ndeshjes u treguan më të rrezikshëm dhe arritën të shënonin golin e parë në minutën e 40 përmes Yarry Mina. Avantazhin e dyfishoi Radamel Falcao në minutën e 70. Vetëm pesë minuta më vonë kolumbianët shënuan edhe golin e tretë përmes Juan Cuadrado. https://youtu.be/HM1NfSTlIuU?t=6 https://www.youtube.com/watch?v=iAkkClXWERo https://www.youtube.com/watch?v=pyWHrmft-9s klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.