Kollçaku: Qeveria duhej ta rriste numrin e inspektorëve e jo të zëvendësministrave NULL NULL 20.09.2018 19:10 20.09.2018 19:10 Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se në vend se qeveria të koncentrohej në rritjen e numrit të inspektorëve, ajo e gllabëron buxhetin e vendit me stafin e saj enorm të zëvendës-ministrave, njofton Klan Kosova. “Bazuar në faktin që kjo qeveri gjeti mjete buxhetore për një numër kaq të madh të zëvendës-ministrave, koordinatorëve e këshilltarëve të ndryshëm, mendoj që prioritet do të ishte me siguri punësimi i një numri më të madh të inspektorëve sepse kjo problematikë është duke u rritur vit pas viti dhe nuk është e panjohur për qeveritë e deritanishme”, tha Kollçaku në Info Magazine të Klan Kosovës, kur po fliste për sigurinë në vendin e punës. “Qeveria kur ka filluar me punësimin e një stafi, një kabineti qeveritar enorm megaloman që gllabëron buxhetin aktual të varfër të Kosovës, besoj që ma shumë prioritet është dashur të trajtohet kjo çështja e rritjes së numrit të inspektorëve”. Ajo tha se duhet marrë masa parandaluese, ndërkaq kërkoi nga inspektorët që ta konstatojë gjendjen dhe jo vetëm t’i gjobisin ata që bëjnë shkelje. “Detyra e inspektorit nuk është vetëm të paraqesë gjoba, por të konstatojë një gjendje”. “Puna e inspektorit është që edhe të shikojë a po ndërmerren masat parandaluese nga punëdhënësit”, vijoi mes tjerash ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024