Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kokëdhima: Punët në Shqipëri i fitojnë klientët e pushtetit

NULL NULL
12.01.2017 21:38

Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes për Reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, u shpreh se, Shqipëria është një vend i  bekuar nga Zoti, që për fat të keq vuan një varfëri të pamerituar.

“Është një vend me resurse të shumta, me shumë diell, me dritë, me ujë, me tokë, me bregdet, me mal, me minerale, me nëntokë të pasur, me të gjitha bukuritë e Zotit. Ky vend vuan jo vetëm për shkaqe historike dhe për shkak të trashëgimisë së të shkuarës, por kryesisht për shkak të një tranzicioni shumë, shumë të dështuar”, u shpreh Kokëdhima gjatë intervistës në TV “Apollon”.

Sipas tij, vendi sot ka shumë vështirësi, sepse ka një sistem politik të kalbur, shkruan gazeta Shekulli.

“Nuk kemi barazi, nuk kemi konkurrencë. Kaluan 25 vite dhe çdo vit bëhet më keq se një vit më parë për nivelin e lirive të konkurrencës dhe demokracisë së tregut. Sot punët në këtë vend nuk i fitojnë njerëzit e zotë, por klientët e pushtetit. Është vetëm një grusht politikanësh i lumtur në këtë vend dhe një grusht biznesesh që janë kilentë të këtyre politikanëve. Nuk ka barazi gare, nuk ka barazi konkurrence. Nuk po flas këtu për koston që duhet të paguash për të marrë një punë, se ajo kosto vetëm mund të ndryshojë nga një qeverisje në një tjetër. Ka pasur raste që ka qenë edhe 30 për qind, është edhe 20%, nuk e di”, u shpreh Kokëdhima.

Ai shtoi se problemi kryesor është se operatorët janë të diskriminuar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.