14:50, 12 Korrik 2018

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se politikanët kosovarë nuk mund, nuk duhet dhe nuk guxojnë të caktojnë afate për liberalizimin e vizave pasi kjo varet nga ndërkombëtarët

KMDLNJ konsideron se liberalizimi i vizave nuk mund t’i zgjidhë problemet e varfërisë, papunësisë së madhe, pasigurisë politike si pasojë e ndërhyrjes flagrante të Serbisë por, e drejta e lëvizjes së lirë duhet të vlejë për të gjithë njësojë, pa kufizime e jo duke vendosur kushte të veçanta dhe duke e përdorur shantazhin e që është në kundërshtim të plotë me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara.

“Momentalisht, Kosova është në fund të pusit, nëse i shtrohet dora e shpëtimit mund dhe do ta marri veten në të kundërtën do të ketë shumë probleme. Të drejtat e njeriut mbrohen, respektohen dhe promovohen sipas parimit të universalitetit, pa përdorur standarde të dyfishta sikur është vepruar deri më tani në Kosovë nga ata që po na ligjërojnë për këto të drejta”,

Sipas këtij, këshilli mosliberalizimi i vizave është për shkaqe politike, pasi politikanët kosovarë i kanë pranuar kushtet e BE për liberalizim të vizave edhe në raste kur edhe mund t’i kenë dëmtuar interesat e shtetit dhe qytetarëve sikur që ishte demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe bisedimet me Serbinë.