Klum: Sekreti im i bukurisë, seks pesë herë në ditë NULL NULL 20.04.2018 17:23 20.04.2018 17:23 Heidi Klum duket se ka bërë një pakt me djallin sepse bukuria e saj nuk zbehet pavarësisht viteve që kalojnë. Një mik i saj ka zbuluar për revistën amerikane National Enquirer se: “Heidi është e bindur që seksi e mban të re, sepse ajo e bën pesë herë në ditë”. Pra, këtu është i gjithë sekreti i rinisë së përjetshme së Klumit, pasioni që ka në shtrat e forcon trupin e saj edhe nga ana shëndetësore. Modelja thuhet se është shumë kërkuese ndaj partnervet, në mënyrë që të jetë gjithmonë në kërkim të perfeksionit. Por jo vetëm kaq, sepse sipas burimeve të tjera thuhet se asaj i pëlqen të eksperimentojë edhe jashtë shtratit. Modelja është nënë e katër fëmijëve dhe kohët e fundit po kalon momente të bukura në lidhjen e saj me Tom Kaulitz, ish kitaristin e Tokio Hotel, i cili është 16 vjet më i ri në moshë se ajo. Siç duket Heidi mban një bllok ku shënon datat e takimeve dhe gjithmonë ka një kërkesë për partnerin, e ndër ta është edhe ajo që të kryejnë marrëdhënie seksuale pesë herë në ditë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.