15:00, 13 Tetor 2017

Southampton po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Paco Alcacer, gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

24 vjeçari po e ka të vështirë që të gjejë vend si titullar te katalunasit që kur u transferua nga Valencia më 2016, dhe thuhet se ia kanë bërë të ditur se mund të largohet nga Camp Nou, nëse dëshiron që ta vazhdojë karrierën e tij në një tjetër klub.

Interesante