12:21, 7 Dhjetor 2017

Sulmuesi i Liverpoolit, Danny Ings, po kërkohet nga disa klube të Premier Ligës në afatin kalimtar të janarit, sipas The Guardian.

Ings ka luajtur vetëm një herë për Të Kuqtë këtë sezon, dhe është prekur nga lëndimet e gjurit gjatë dy vjetëve të fundit.

Mes skuadrave të interesuara për të janë Crystal Palace, Neëcastle dhe West Ham, ndërsa për të mund të provojnë edhe Brighton, Stoke dhe West Brom.

Interesante