Klosi: Tolerancë zero për rastet e abuzimit me fëmijët NULL NULL 26.05.2016 11:21 26.05.2016 11:21 Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka mbledhur në një takim krerët e bashkive për t’iu bërë të ditur një aksion të ngritur në të gjitha institucionet e përkujdesit social, për të monitoruar nga afër punën e tyre. Mbledhja vjen pas skandalit në jetimoren e Shkodrës ku u abuzuan 3 vajza të mitura. Në fjalën e tij, ministri Klosi tha se deri në muajin korrik grupet e punës do jenë në gjendej të nxjerrin një vlerësim për qendrat e kujdesit social në të gjithë vendin. Më pas ai paralajmëroi se nuk do ketë tolerancë ndaj askujt që abuzon me fëmijët. “Në monitorim do jetë edhe personeli i qendrave të kujdesit social, do merren masa të menjëhershme në raste abuzimesh, ndaj akteve të dhunës toleranca do jetë zero”, tha ai në nisje. Duke kërkuar bashkëpunimin e kryebashkiakëve, Klosi tha se duhet të bëhet më shumë për këtë kategori fëmijësh./Shekulli *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova S’kishte para në arkë, hajni i maskuar dhe me armë dështon të vjedhë në Ferizaj 6 minuta më parë