21:49, 13 Janar 2018

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, pohon ta ketë refuzuar ofertën për t’u bërë trajner i Manchester United-it.

Oferta i kishte ardhur në vitin 2014 për ta zëvendësuar David Moyes-in, por gjermani pohon që nuk e kishte pranuar.

“Po, kishte pasur interesim – Manchester United-i, po, ishin të interesuar një vit, apo një vit e gjysmë më parë, por nuk tingëllonte mirë”, tha ai për Sky Sports.

“Nuk mund të thoja që Man. United nuk është klubi im, nuk tingëllonte mirë”.

Ndërkaq, më 2015 Klopp kishte marrë drejtimin e rivalit të përjetshëm të Manchester United-it, Liverpool.

Interesante