17:27, 10 Gusht 2018

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, e ka thumbuar kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, duke thënë se nuk e ka mentalitetin e njëjtë të fituesit sikurse ai.

“Nuk dua të fitoj në çdo mënyrë”, ka thënë gjermani për Sport1.

“Nuk pres këtë nga ai [Ramos], vetëm pres që ai të mendojë më shumë për vlerësimin e situatave të caktuara”.

“Mund të ketë qenë rastësi, por Mo Salah ishte larguar nga loja gjatë një faze të jashtëzakonshme të jetës së tij futbollistike, në mes të fushës”.

“Shumë njerëz thonë që këto gjëra ndodhin. Por nëse ai është mesazhi që po ua dërgojmë fëmijëve tanë, që asgjë nuk është jashtë kufijve dhe gjithçka ka të bëjë me fitoren, atëherë jam i kënaqur që do të largohem nga ky planet në 40 vjet”.