Klopp jep lajmin e shumëpritur për Salah NULL NULL 22.07.2018 12:00 22.07.2018 12:00 Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dhënë një lajm të shumëpritur për sa i përket çështjes “Salah”. Mesa duket sezoni i ri do të nisë nga e para për yllin egjiptian të Liverpoolit që është rikuperuar 100 % dhe është gati. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri Jurgen Klopp. “Salah është rikuperuar 100%, është në formë dhe mbi të gjitha është i lumtur. Ne kemi qenë gjithnjë në kontakt me njëri-tjetrin dhe jam i kënaqur që e kam sërish në dispozicion. Është një person shumë serioz në punën që bën dhe e kupton që kjo është detyra e tij, që karriera e tij është ende e gjatë. Nëse nuk luan dot se je i dëmtuar, nuk luan. Por ai është i lumtur dhe buzëqesh, është rikthyer Salah i dikurshëm, kjo është më e rëndësishme”, u shpreh Klopp, shkruan Albeu. Trajneri gjerman po sheh se si dita-ditës skuadra e tij po kompletohet me lojtarët kryesorë ndërkohë që Liverpool ndodhet në Amerikë për turneun e International Champions Cup, ku do të luajë ndaj Borussia Dortmund. “Jam i kënaqur që pashë sërish në ekip Salah dhe Mane. Vjet patën një sezon të ngjeshur me ndeshje, por tashmë ata shohin me optimizëm sezonin e ri. Ata e bënë detyrën e tyre edhe gjatë kësaj periudhe, ndaj tani janë gati për skuadrën dhe për ndeshjen e parë, më 12 gusht”, ka thënë Klopp. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.