13:43, 11 Janar 2019

Jurgen Klopp dëshiron që ta mbajë Divock Origin te Liverpool-i, sipas Liverpool Echo.

Sulmuesi belg nuk ka arritur të gjejë vend në formacionin zyrtar të Të Kuqve në Anfield Road, sidoqoftë gjermani preferon që ai të mbetet tek ta.

Sidomos pas largimit të Dominic Solanke-s, thuhet që Klopp-it nuk i konvenon t’i dobësohet edhe më shumë banka rezervë.