Klitschko vs. Joshua – meçi i shekullit (VIDEO) NULL NULL 29.04.2017 22:43 29.04.2017 22:43 Rreth 90.000 persona do të jenë në Wembley, ndërsa miliona të tjerë nga shtëpitë e tyre do ta shikojnë meçin e shekullit në mes të Anthony Joshua e Wladimir Klitschko, që fillon në orën 23:00 me kohën tonë, njofton Klan Kosova. Joshua që për momentin është kampion në IBF do që ta fitojë edhe titullin më të rëndësishëm në boks atë të WBA-së, por për ta bërë këtë 27 vjeçarit i duhet ta mposhtë legjendën e boksit dhe intelektualin e ringut, ukrainasin Klitschko. Njohësit e boksit e kanë favorizuar Joshuan, por në një duel në nivele të tilla asgjë nuk dihet. Kjo ndeshje, mes së ardhmes dhe mbase të shkuarës, mes vrullit të rinisë dhe taktit të maturisë është cilësuar nga shumë kush edhe si ndeshja e shekullit. https://www.youtube.com/watch?v=zZmV43RlG7A https://www.youtube.com/watch?v=VN-dqE2LgC4 klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.