0:05, 20 Maj 2017

“The Voice of Albania 6” ka mbyllur rrugëtimin mbrëmjen e sotme, me natën e madhe finale, duke kurorëzuar fitues të këtij edicioni, Klinti Çollaku.

Një mbrëmje e mbushur me emocione të shumta, ku katër finalistët ishin Anxhela, Klinti, Lisi dhe Lidia, por në fund ishte konkurrenti i trajnerit Alban Skënderaj, Klinti Çollaku, që triumfoi duke u zgjedhur si “The Voice of Albania”.

Pas interpretimeve të para, ishin Klinti Çollaku dhe Lidia Lufi që vazhduan garën me votat e publikut, ndërsa Lis Asllanaj dhe Anxhela Elmazi lanë garën. Më tej, të dy finalistët performuan në duet me trajnerët personalë, konkretisht Lidia me Rona Nishliun dhe Klinti me Alban Skënderajn.

Image may contain: 1 person, standing and suit

Përveç interpretimeve të mrekullueshme dhe plot emocione të konkurrentëve, në këtë finale interpretoi edhe i ftuari special Mohombi, shkruan Top Channel.

Emocionet në natën finale vazhduan edhe më tej, pasi një nga trajneret e “The Voice”, Besa promovoi këngën e saj më të re “Mos m’lej me ra”, kënduar në bashkëpunim me reperin kosovar Elinel.

Por “qershia mbi tortë” e kësaj nate, ishte këngëtari i famshëm shqiptar, Albert Stanaj, i cili ka qenë i ftuar edhe në emisionine shoë man-it të famshëm Jimmy Fallon. Stanaj performoi dy këngë, “live” dhe ekskluzivisht për “The Voice”, duke ndezur në maksimum atmosferën në skenë.

Interesante